Një intervenim i shpejtë i Policisë së Kosovës ka shpëtuar jetën një fëmije në Podujevë.
Sipas njoftimit zyrtar, më 31 maj, rreth orës 12:30, gjatë patrullimit në zonën e Liqenit të Batllavës, njësiti policor ka dalë në ndihmë një qytetari i cili kishte nxjerrë nga uji një fëmijë.
Zyrtarët policorë kanë ndërhyrë menjëherë duke aplikuar reanimim kardio-pulmonar (CPR), me ç’rast kanë arritur të përmirësojnë gjendjen e viktimës.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili e ka marrë fëmijën për trajtim të mëtejmë mjekësor.