Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët e Stacionit Policor në Prizren, njësiti për realizimin e urdhëresave, pas veprimeve operative-hetimore dhe planit taktik operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin R.Q., 62 vjeç.

I njëjti, thuhet se ka qenë në kërkim pasi me vendim të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prizren është dënuar me 2 vite e 1 muaj burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.

“I arrestuari R.Q. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”.

Të ngjashme