Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Niq Krasniqi, ka falënderuar bashkatdhetarët në Vjenë për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke vlerësuar veçanërisht bashkëpunimin shumëvjeçar me ta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka shprehur mirënjohje për anëtarët dhe mbështetësit e PSHDK-së në kryeqytetin austriak, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së mërgatës.
“Falemderime të përzemërta për PSHDK-së në Vjenë dhe për gjithsecilin veq e veq për përkrahjen e tashme e aq më shumë për bashkëpunimin shumëvjeçar vullnetar”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka thënë se besimi i dhënë nga mërgata për ta përfaqësuar në institucionet e Kosovës e motivon për angazhim edhe më të madh në adresimin e kërkesave të tyre.
“Besimi i juaj për të përfaqësuar Mërgatën në Kuvendin e Kosovës me nderon dhe shton vullnetin për angazhim institucional për përfaqësimin e kërkesave të juaja”, ka deklaruar Krasniqi.