Anton Quni: LDK po rritet dhe po bëhet gati për fitoren e madhe

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, ka komentuar tubimet zgjedhore që po mbahen në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai tha se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në këto tubime dëshmon, sipas tij, orientimin e tyre drejt ndryshimit politik.

“LDK po rritet e po behet gati per fitoren e madhe! Nje mobilizim i jashtëzakonshëm dhe sheshet e sallat plot tregojnë se qytetaret po zgjedhin ndryshimin, rrugën e zhvillimit dhe te ardhmes”, ka thënë Quni.

LDK po vazhdon aktivitetet e saj elektorale në disa komuna të vendit në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Të ngjashme