Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në lidhje me një rast grabitjeje të raportuar më 1 qershor 2026 në Gjakovë.
Sipas raportit shtesë të policisë, pas zhvillimit të hetimeve, më 2 qershor janë identifikuar dhe arrestuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.