Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se të gjithë qytetarët duhet të votojnë sepse demokracia kërkon angazhim dhe kontribut.
Ai, ka thënë se ka shumë komente për fushatën zgjedhore, por ka përmendur dy çështje e që siç deklaron nuk po i hiqen nga mendja.
1. Abuzimi me fëmijë në fushatë zgjedhore, si rasti me 10-vjeçaren;
2. Përfshirja e hoxhallarëve dhe priftërinjve në listat e kandidatëve për deputetë, përfshirë edhe premtimet për ndërtim kishash e xhamish.
Postimi i tij i plotë:
Kemi hyrë në kulmin e fushatës! Edhe pak ditë dhe zgjedhjet i kemi e dalim ne votim. Gati jam me votu, si gjithmonë.
Të gjithë duhet me votu sa më shumë, sepse demokracia kërkon angazhim dhe kontribut. Demokracia nuk është diçka automatike që të sjell rezultate të mira!
Dilni e votoni masivisht, mos e lini fatin tuaj, të familjes suaj dhe të Kosovës, ta vendosë dikush tjetër për ju! Kjo gjendje ku kemi përfundu nuk kalon pa kontributin e gjithsecilit prej ne.
Personalisht kam shumë komente për këtë fushatë, por dy gjëra nuk po më largohen nga mendja asnjë moment:
1. Abuzimi me fëmijë në fushatë zgjedhore, si rasti me 10-vjeçaren;
2. Përfshirja e hoxhallarëve dhe priftërinjve në listat e kandidatëve për deputetë, përfshirë edhe premtimet për ndërtim kishash e xhamish.
Dilni votoni, njerëz, nuk është më hajgare!
Gjithmonë duke shpresuar dhe dëshiruar më të mirën për këtë shoqëri, e cila meriton më shumë kujdes, respekt, siguri dhe prosperitet.