Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, raporton Ekonomia Online.
Takimi ndërmjet Kurtit dhe Costa, është duke u zhvilluar në objektin e qeverisë.
Më herët Costa është takuar edhe me ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Costa do t’i takojë edhe kryetarët e partive tjera.
Turneu i tij do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd.

