Qytetari në mbështetje të Fatmir Memajt: Kosova ka nevojë për njerëz si ai

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar, Skender Rexhepi ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Memaj, duke vlerësuar angazhimin dhe punën e tij në institucionet lokale të Prizrenit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se Memaj është një person që punon pa shumë zhurmë, por që ka lënë gjurmë në secilën pozitë që ka ushtruar.

“Sot dua t’ju flas për një njeri që e njoh dhe e respektoj shumë – Fatmir Memaj (sheffi). Shefi është nga ata që punojnë pa zhurmë, por me rezultate të dukshme. Ka qenë Kuvendar në Kuvendin e Prizrenit, Drejtor i Urbanizmit dhe tani Drejtor i Mirëqenies Sociale”, ka shkruar ai.

Më tej, qytetari e ka përshkruar Memajn si një person të afërt me qytetarët dhe të përkushtuar në punë.

“Njeri i thjeshtë, i afërt, i ndershëm dhe punëtor i madh”, thuhet në postim.

Ai ka bërë thirrje që më 7 qershor të mbështetet LDK-ja dhe kandidati Fatmir Memaj.

“Më 7 qershor ju ftoj të gjithë të votojmë numrin 113 LDK dhe numrin 80 – Fatmir Memaj. Le ta çojmë Fatmirin në Kuvend, sepse Kosova ka nevojë për njerëz si ai”, ka shtuar ai.

Të ngjashme