Mustafa: Kurti pranoi dokumentet serbe, dy ditë më vonë Sveçla ua njohu me vendim

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Ligji për Shtetësinë ishte një nga temat kryesore që u diskutua me kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së Besian Mustafa.

Ai tha në Klan Kosova se burimi kryesor i këtij Ligji është Albin Kurti, i cili në shkurt të 2023-tës pranon “Marrëveshjen e Ohrit”.

“Më 14 mars 2026, pra 3 vjet më vonë, i njëjti pra Albin Kurti, kryeministri i Kosovës i pranon edhe dokumentet e lëshuara nga institucionet paralele, ilegale, jolegale serbe në Kosovë. Letërnjoftimat, e çdo dokument tjetër, çertifikatat e lindjes etj etj… ku për ta ilustruar për qytetarët e Kosovës aty shkruan jo Pejë Republika e Kosovës, por Peç Republika e Serbisë”, deklaroi Mustafa.

“Pak më vonë, pra më 16 mars 2026-të, pra veç dy ditë më vonë Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, e nxjerr një vendim ku vendos me ua pranu serbëve si dokumente, pra këto dokumente që i përmenda”, theksoi ai në Klan Kosova.

Ai e ka publikuar vendimin e marrë nga i pari i MPB-së.

Të ngjashme