Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion nga Franca, të udhëhequr nga prokurori francez Cyril Lacombe.
Në këtë takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe intensifikimin e përpjekjeve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përpjekjet e vazhdueshme në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Francës në fushën e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit e delegacionit francez kanë shprehur mbështetjen e tyre për Prokurorinë Speciale të Kosovës në përmbushjen e mandatit të saj, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit.
“Përfaqësuesit e delegacionit francez shprehën mbështetjen e plotë për Prokurorinë Speciale në përmbushjen e mandatit të saj, duke theksuar rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet më tej.
Ndërkohë, Kryeprokurori Blerim Isufaj ka falënderuar palën franceze për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
“Partneriteti ndërkombëtar mbetet i rëndësishëm për avancimin e kapaciteteve institucionale”, ka thënë Isufaj, sipas njoftimit.