Uran Ismaili: Ka ardhur koha t’i themi stop krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kritikuar qasjen aktuale të qeverisjes në vend, duke thënë se Kosova nuk mund të mbahet peng nga ambiciet për pushtet dhe nga krizat e vazhdueshme politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili tha se shteti i ndërtuar me sakrificë duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe jo interesave të pushtetit.

“Kosova që është ndërtuar me mund e sakrificë nuk mund të mbahet peng nga ambicia e një njeriu për pushtet absolut. Nuk mund të vazhdojmë me krizë si mënyrë qeverisjeje, me përçarje si mjet politik dhe me shtet që punon për pushtetin, jo për qytetarin”, ka shkruar Ismaili.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin ndryshimin, duke theksuar se vendi ka nevojë për një drejtim tjetër politik.

“Ka ardhur koha t’i themi STOP kësaj mendësie, STOP krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën!”, ka deklaruar Ismaili.

Të ngjashme