Çitaku kritikon Mujën: Kur mungojnë projektet e mëdha, punët rutinore bëhen ngjarje shtetërore

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja për pjesëmarrjen e tij në përurimin e një projekti, duke e cilësuar këtë si ekzagjerim të rolit të qeverisë.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Çitaku tha se nuk është e zakonshme që një ministër të marrë pjesë në përurime të tilla.

“Për besë, nuk po mundem me besu që një ministër ka shku me e përuru këtë punë. Mirë që është bërë, po me shku vetë ministri me e përuru, pak si puna e urës së Saradranit”, ka shkruar Çitaku.

Ajo shtoi se qeveria po i jep peshë të tepruar projekteve të vogla, për shkak të mungesës së investimeve të mëdha.

“Kur qeveria mbetet pa projekte të mëdha, edhe punët rutinore shndërrohen në ngjarje shtetërore”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme