Hasanpapaj publikon pamje të Obiliqit: E tmerrshme, Kosova ka nevojë për dritë dhe tym të bardhë

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga ndotja dhe propagandat e gabuara, duke theksuar nevojën për një qasje të pastër dhe të qartë në zhvillimin e Obiliqit.

Hasanpapaj tha se qyteti dhe industritë e tij nuk duhet të mbulohen nga “tymi i zi i propagandës dixhitale”, por ka nevojë për tym të bardhë në Obiliq e dritë të bardhë të programeve.

“Kosova është lodhur nga tymi i zi i Obiliqit, që po mbulohet nga tymi i propagandës dixhitale! Kosova ka nevojë për tym të bardhë në Obiliq e dritë të bardhë të programeve”, u shpreh Hasanpapaj.-Advertisement-

Ai në videon e tij të postuar në rrjetin social “Facebook”, thekson tymin e tmerrshëm që po ndot ajrin duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun e të gjitha institucionet përgjegjëse që sipas tij vetëm po “na helmojnë çdo dit me këtë tym të tmerrshëm qe vjen nga Obiliqi”

Ai ka bërë thirrje për projekte konkrete dhe përgjegjësi në qeverisje, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe gjithë vendit.

“E tmerrshme se çfarë shof para syve, një shllungë të tmerrshme të zezë të tymit që del nga tymtorja e Obiliqit ku duket se nuk ka as filtra as një lloj mbrojtje të ajrit dhe ndërkohë kryeministri në detyrë bashkë me presidenten në detyrë e çdo lloj institucion tjetër që ngel me udhëheqës në detyrë dhe pa krye asnjë lloj detyre përfshirë dhe këto që na helmojnë çdo dit me këtë tym te tmerrshëm qe vjen nga Obiliqi”, ka thënë Hasanpapaj.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Të ngjashme