Voton kryesuesi i KQZ-së, bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 07:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka votuar në Qendrën e Votimit në Pejë, duke bërë thirrje që të respektohet ligji dhe rregullat e procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

 “Sot fillon dita e zgjedhjeve. Për këtë ditë KQZ-ja ka qenë e angazhuar për përgatitje dhe të gjitha përgatitjet deri më sot kanë përfunduar.

“Unë besoj që edhe në të gjithë territorin e Kosovës ka filluar në orën 7:00 procesi zgjedhor. Ju bëj thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese,  me zgjedhjen e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dje është votuar në përfaqësitë tona diplomatike”, ka thënë ai.

“Dua ta theksoj edhe njëherë kërkesën që të respektohet ligji në këtë proces zgjedhor. Kërkoj nga qytetarë dhe të gjithë të involvuarit në këtë proces që ta respektojnë ligjin dhe rregullat e procesit zgjedhor”, ka thënë ai.

Të ngjashme