Fluksi i vogël i qytetarëve që shfrytëzojnë të drejtën e votës po vërehet në qendrën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan .
Drejtori i kësaj qendre, Hamid Qorraj tha se në këtë qendër të votimit janë gjithsej 5400 votues potencial, por një numër i vogël ka shfrytëzuar të drejtën e tyre në orët e para të mëngjesit.
“Gjithçka ka shkuar në rregull, sot në mëngjes materiali sensitiv ka ardhur me kohë. Sa i përket numrit të votuesve kjo qendër i ka 5400 votues potencial, deri tash një numër shumë i vogël ka dal me shfrytëzu të drejtën e votës”.