Kosovarët po votojnë sot, për herë të tretë brenda 16 muajve, në zgjedhjet nacionale.
Në përgjithësi, votimet e 7 qershorit janë të njëmbëdhjetat që mbahen në nivel vendi, prejse Kosova u çlirua nga Serbia, pikërisht 27 vjet më parë.
Zgjedhjet e para ishin mbajtur në vitin 2002.
Dy vjet më parë, u mbajtën edhe të dytat, më 2004.
Votimet e treta u realizuan më 2007. Këto njihet edhe si zgjedhjet e pavarësisë, pasi që Kosova u shpall sovrane dhe e mëvetshme pak muaj më pas, më 17 shkurt 2008.
Të tria këto palë zgjedhje ishin organizuar dhe menaxhuar nga UNMIK-u dhe OSBE-ja, si mekanizma që administronin Kosovën, nga paslufta e vitit 1999.
Zgjedhjet e katërta u mbajtën më 2010 dhe ishin të parat që po bëheshin nga Republika e Kosovës, ndërsa të pestat “u vonuan” 4 vjet, për t’u mbajtur më 2014.
Ato pasueset, të gjashtat, u “afruan” një vit para kohës “normale” katërvjeçare pasi që për parlamentin e Kosovës u votua më 2017.
Të shtatat nuk vonuan dhe erdhën pas dy vjetëve. Ato u mbajtën më 2019.
Më pak se kaq kohë “u desh” për të shkuar në zgjedhjet tjera, të tetat, që u organizuan më 2021.
Votimet e nënta ishin ato të shkurtit 2025.
Të dhjetat u mbajtën në po të njëjtin vit, në dhjetor.