Në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës është raportuar vendosja e një flamuri serb në një qendër votimi, duke nxitur reagim të menjëhershëm nga autoritetet.
Sipas raportimeve të Tv Dukagjini, në momentin kur është vërejtur flamuri, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka larguar atë nga hapësira e qendrës së votimit.
Pas këtij veprimi, është bërë e ditur se flamuri do të zëvendësohet me atë të Republikës së Kosovës, në përputhje me rregullat për përdorimin e simboleve shtetërore në institucionet zgjedhore.