Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e radhës lidhur mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.
Eugen Cakolli, nga DnV-ja, bëri të ditur se deri në mesditë procesi i votimit është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente që do të ndikonin në ecurinë e procesit zgjedhor.
Sipas Cakollit, është shënuar rënie e madhe e rasteve të votimit me asistencë, ndërsa janë evidentuar edhe raste të votimit me dokumente të skaduara dhe fotografim të votës.
“Kemi raportime vetëm 0.1 për qind e votuesve kanë votuar me asistencë. Kemi një rënie mbi 90% të votimeve të tilla. Në 3% të vendvotimeve ka pasur raste ku deri 10 raste të paevidentuara të votimit me asistencë. Votimi me dokumente të skaduara, në 14% të vendvotimeve ka pasur raste të tilla. Deri në ora 12:00 janë raportuar 12 raste të fotografimit të votës. Ua rikujtojmë qytetarëve se fotografimi i votës përbën raste penale dhe do të ndiqen nga Prokuroria. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos e bëjnë publike votën e tyre”, tha ai.
