Shefja në detyrë e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar disa qendra të votimit, në kuadër të vëzhgimit diplomatik.
Vizitat u zhvilluan në Prishtinë dhe Graçanicë.
“Palatova ishte e kënaqur që pa një proces votimi të qetë. Çdo zgjedhje është një provë e demokracisë. Gjithë të mirat për pjesën tjetër të ditës” deklaron BE-ja.