Kurti falënderon votuesit: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka thënë se për dhjetë ditë fushatë kanë kemi mbajtur mijëra aktivitete, tubime e takime cep më cep të Republikës sonë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët për siç ka thënë që i pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim.

“Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Për dhjetë ditë të fushatës kemi mbajtur mijëra aktivitete, tubime e takime cep më cep të Republikës sonë.

Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara.

Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës.

Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt.

Ju faleminderit!

Të ngjashme