Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Kamëz të Shqipërisë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raportohet se një person ka humbur jetën.

Sipas Top Channel, viktima ishte paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, megjithatë nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit, ndërkohë që një person është i dyshuar nga autoritetet.

Të ngjashme