Zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Administrative, në garë Kaçiu dhe Ajeti-Kajtazi

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka publikuar dy emrat e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret për të aplikuar për pozitën e kryetarit të Gjykatës Administrative.

Ata janë: Kreshnik Kaçiu dhe Liridona Ajeti-Kajtazi.

Këta dy kandidatë pritet të thirren për intervistim nga Komisioni në përbërje prej:

Afërdita Bytyqi-kryetare, Bashkim Hyseni dhe Fahret Alija- anëtarë si dhe Ivana Milenkoviq-anëtare rezervë.

Ky komision pritet që kandidatët t’i notojë dhe më pas vlerësimin t’ia përcjellë KGJK-së.

Më pas anëtarët e Këshillit votojnë në mënyrë të mbyllur për kryetarin/ren, për njërin nga kandidatët.

Të ngjashme