Ditëve të fundit, një numër i konsiderueshëm mesazhesh nga qytetarët shprehin shqetësime lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.
Sipas tyre, gjykatat në Kosovë janë ndër institucionet që, sipas perceptimit të disa qytetarëve, përballen me probleme serioze në efikasitet dhe integritet, duke u theksuar nevoja për reforma në drejtësi, veçanërisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Paralelisht, janë realizuar edhe disa sondazhe në terren me qytetarë, ku janë evidentuar qëndrime të ngjashme. Në këto reagime, qytetarët për arbresh.info theksojnë kryesisht zvarritjen e lëndëve gjyqësore dhe kohëzgjatjen e procedurave në disa raste. Sipas tyre, ka situata ku hetimet dhe proceset gjyqësore zgjasin më shumë se pritshmëritë, duke ndikuar në perceptimin për efikasitetin e sistemit.