20% të numëruara: Kaq vota ka Kurti, Hamza, Osmani e Gjini

Prishtinë | 09 Qer 2026 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Janë procesuar 19,62% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.

Prijësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetari i saj, Albin Kurti deri tani kur janë numëruar 489 vendvotime prej 2,498 sa janë në total, ka marrë 41,955 vota.

Ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza deri tani numëron 20,357 Vota.

Në vend të tretë radhitet prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani me 13,578 Vota.

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka aktualisht 7,519 Vota

Të ngjashme