Taylor Swift performon këngën e re në premierën e Toy Story 5

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Taylor Swift bëri një paraqitje surprizë në premierën botërore të filmit Toy Story 5, e cila u mbajt të martën mbrëma në Los Angeles. Por ajo nuk u ndal vetëm me kaq, pasi performoi edhe pas shfaqjes së filmit.

Duke dalë në skenë, Swift luajti në piano ndërsa këndoi këngën e saj të re I Knew It, I Knew You, pjesë e kolonës zanore të “Toy Story 5”.

“Do të thotë shumë për mua që të jem një pjesë e vogël e universit të këtyre filmave,” tha Swift para publikut. “Toy Story 5 është i preferuari im nga të gjithë filmat ‘Toy Story’. Jam shumë me fat që jam pjesë e tij.”

Swift gjithashtu këndoi këngën e njohur You’ve Got a Friend in Me së bashku me Randy Newman.

“I Knew It, I Knew You”, në të cilën Swift bashkëpunoi sërish me kantautorin dhe producentin Jack Antonoff, shënon publikimin e parë muzikor të saj që nga albumi i 12-të në studio, The Life of a Showgirl, i publikuar tetorin e kaluar.

Kënga, e publikuar më 5 qershor, vendosi rekordin si “kolona zanore me debutimin më të madh të të gjitha kohërave” në ditën e publikimit në Apple Music, sipas platformës. Vetëm pak orë pas publikimit të këngës, Swift surprizoi fansat duke prezantuar edhe videoklipin shoqërues./Telegrafi

Të ngjashme