Miftaraj reagon pasi Supremja la në fuqi vendimin e PZAP-së për gjobitjen e LVV-së

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Instituti të Kosovës për Drejtës (IKD) i, Ehat Miftaraj ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme e cila ka lënë në fuqi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me gjobën prej 5,100 eurosh për pjesëmarrjen e një të miture në fushatën zgjedhore.

Miftaraj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një nga ankesat lidhur me shkeljen e bërë nga LVV-ja është bërë nga IKD-ja.

Postimi i tij i plotë:

Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-së, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me gjobën prej 5.100 eurosh të shqiptuar për pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore.

Një nga ankesat lidhur me shkeljen e bere nga LVV është bere nga IKD.

Të ngjashme