Nis edicioni i 8-të i “Mitrovica Guitar Days”, festival që sjell artistë ndërkombëtarë në Mitrovicë

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur edicioni i 8-të i festivalit Mitrovica Guitar Days, duke e kthyer Mitrovicën në qendër të muzikës klasike dhe artit të kitarës për disa ditë me radhë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, festivali ka sjellë në qytet artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarisht, si dhe një sërë koncertesh e aktivitetesh artistike që synojnë pasurimin e jetës kulturore.

Festivali u hap me performancën e artistes me renome botërore, Carlotta Dalia, e cila para publikut solli një mbrëmje të veçantë me interpretime që u pritën ngrohtësisht nga artdashësit.

Sipas MKRS-së, “Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një nga festivalet më të rëndësishme të kitarës në Kosovë, duke ofruar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Ministria theksoi se festivali mbështetet përmes financimit trevjeçar, me synimin për të kontribuar në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të kësaj ngjarjeje kulturore.

Në koncertin hapës të festivalit mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi-Krasniqi.

Të ngjashme