Bob Dylan rikthen në skenë “I Shall Be Released” pas 18 vjetësh

Prishtinë | 13 Qer 2026 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e muzikës folk-rok, Bob Dylan, ka surprizuar fansat gjatë koncertit të mbajtur në Oregon, duke interpretuar këngën “I Shall Be Released” për herë të parë pas 18 vjetësh.

Kënga, e shkruar në vitin 1967 dhe e regjistruar gjatë sesioneve të famshme “Basement Tapes” me grupin The Band, ishte interpretuar nga ai për herë të fundit në një koncert në Varshavë në vitin 2008.

Rikthimi i saj në repertorin e Dylanit është pjesë e një tendence të fundit, ku artisti po sjell sërish në skenë materiale të rralla nga arkiva e tij muzikore, shkruan NME.

Interpretimi u zhvillua në kuadër të turneut “Rough and Rowdy Ways”, i cili së fundmi është zgjatur me data të reja në Amerikën e Veriut deri në fund të vitit 2026.

Vetëm pak ditë më parë, Dylan kishte rikthyer edhe këngën “You Ain’t Goin’ Nowhere”, një tjetër copëz nga “Basement Tapes”, të cilën nuk e kishte interpretuar live që nga viti 2012.

Të ngjashme