Agim Shahini, ka vizituar familjen Jashari për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.
“Me respekt dhe dhimbje po shkruaj për Ty, Hero i Kosovës, Sahit Jashari, njëri ndër themeluesit e UÇK-së.
Kontributi, sakrifica dhe përkushtimi yt për lirinë e Kosovës do të mbeten përherë të paharruara. Lufta juaj çlirimtare na solli lirinë dhe dinjitetin që gëzojmë sot.
Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit”, shkroi Shahini në librin e kujtimeve.