Arta Elezaj po shijon ditët e para të verës në një prej destinacioneve më të preferuara turistike për shqiptarët.
Modelja dhe influencerja e njohur nga Prishtina ka nisur pushimet e saj luksoze në Greqi, nga ku po ndan me ndjekësit momente të ndryshme në rrjetet sociale.
Së fundmi, Arta ka publikuar disa fotografi nga një jaht luksoz, ku shfaqet duke relaksuar mes detit dhe peizazheve mahnitëse bregdetare.
E veshur me bikini, bukuroshja ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke marrë vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen në formë të shkëlqyer fizike.
Fotografitë e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen e saj.

Arta vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura të showbizit shqiptar, duke qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me publikun momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e saj.