Vitinha thur lavde për Ronaldon

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i PSG-së, Vitinha, ka thurur lavde për bashkëlojtarin e tij te Portugalia, 41-vjeçarin Cristiano Ronaldo.

Ronaldo u bë viral për formën fizike në prag të paraqitjes për herë të gjashtë në Kupën e Botës.
Ronaldo u shfaq në plazhin e Miamit, ndërsa nuk ka kaluar pa u komentuar fiziku i tij.

Për Ronaldon foli në konferencë edhe Vitinha.

“Mund t’u siguroj se nuk është e modifikuar me ‘Photoshop’, është reale. Është e pabesueshme, ai është ende në atë formë fizike në moshën 41-vjeçare. Unë jam 26-vjeçar dhe nuk jam ashtu. Është dëshmi se sa i përkushtuar është ai dhe sa është e rëndësishme që ai të jetë në formë të mirë”, ka thënë Vitinha.

Vitinha është një nga të paktët që e di se si është të luash përkrah Cristianos dhe Lionel Messit.

“Do të doja shumë të luaja në finale kundër kujtdo. Nëse do të ishin Portugalia dhe Argjentina, do ta nënshkruaja tani. Por finalja është shumë larg, le të përqendrohemi së pari te Kongoja dhe pastaj mund të flasim më vonë. Të luash me dy lojtarët me të mëdhenj në histori është një kënaqësi e madhe. Kam mësuar shumë prej të dyve. Ata janë dy më të mirët në histori. Është kënaqësi e madhe dhe nder i jashtëzakonshëm që kam luajtur me të dy”, është shprehur Vitinha.

Krahas Ronaldos edhe Messi është në prag të paraqitjes për herë të gjashtë në Kupën e Botës.
Messi me Argjentinën janë fitues në fuqi të Kupës së Botës.

Të ngjashme