Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës, Gjini i falënderon anëtarët për angazhimin gjatë procesit zgjedhor

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Sot u konstituua Këshilli Drejtues i Aleancës, duke formalizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh me mandat katërvjeçar.

Gjatë takimit konstituiv, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u uroi të gjithë anëtarëve zgjedhjen dhe i falënderoi për angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor. Ai theksoi nevojën për mobilizim dhe përkushtim të shtuar në hapat e ardhshëm drejt zhvillimit dhe fuqizimit të Aleancës.

Në vazhdim të këtij procesi të konsolidimit, Aleanca njoftoi se së shpejti Këshillit Drejtues do t’i propozohet për miratim edhe Kryesia e re e Aleancës, duke përmbyllur kështu fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese.

Të ngjashme