Pas javësh të tëra spekulimesh dhe aludimesh në rrjetet sociale, duket se gjithçka tashmë është e qartë.
Mateo ka konfirmuar ribashkimin me Brikenën, duke treguar se dyshja ka vendosur t’i japë një tjetër mundësi historisë së tyre të dashurisë.
Dyshimet për një rikthim nisën të shtohen pasi çifti u pa së bashku në një lokal në Tiranë, ndërsa një video e tyre u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Më pas, gjatë emisionit “Top Arena”, Mateo dhe Brikena tërhoqën vëmendjen me një kërcim romantik nën tingujt e këngës “Të dua” nga Bubulina dhe Blondi, moment që u komentua gjerësisht nga publiku.
Megjithatë, ishte postimi i fundit i Mateos në rrjetet sociale ai që i dha fund çdo dileme.
Ai ndau një foto të afërt me Brikenën, të shoqëruar me një emoji zemre të kuqe, duke vulosur kështu ribashkimin e tyre.
