Çka i ndau Inën dhe Keijsin? Flet për herë të parë ish-banorja

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Ina Aderi ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin sportiv dhe argëtues “Top Arena”, ku ka ndarë detaje të reja mbi jetën e saj private. Gjatë emisionit, ajo është vendosur përballë pyetjeve ngacmuese të Mateo Borrit, duke mos u shpëtuar dot temave rozë.

Mateo e ka pyetur hapur ish-banoren e “Big Brother VIP 5” në lidhje me arsyet e ndarjes nga Keijsi Hyseni. Kujtojmë se dyshja nisi një raport të bukur dashurie brenda shtëpisë së BBVA 5, i cili u komentua gjatë nga publiku.

E pyetur për këtë ndarje, Ina u shpreh zyrtarisht se lidhja e tyre tashmë është mbyllur një herë e mirë. Me një buzëqeshje në fytyrë, ajo zbuloi se arsyeja kryesore që çoi në ndarjen e çiftit ka të bëjë thjesht me një ‘mospërputhje karakteri’ mes tyre.

Pavarësisht se gjërat nuk shkuan siç duhet jashtë kamerave, ish-banorja u shpreh se nuk është bërë pishman që e nisi këtë histori. Ajo theksoi se përjetoi gjithçka hapur para syve të të gjithë shqiptarëve, pasi në atë moment thjesht ka dëgjuar zemrën e saj.

Të ngjashme