Dardani, familjar: “Si familje, jemi të befasuar për të mirë nga numri i njerëzve që kanë ardhur dhe po na mbështesin nga mëngjesi i hershëm deri në natën vonë”
Një djalë pesëvjeçar, Tiani me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij u përfshinë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.
Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.