Qendra e Studentëve ka njoftuar se shpërngulja e studentëve nga konviktet do të bëhet më 1 korrik deri në ora 12:00.
Përmes, një postimi na faqen zyrtare ne rrjetin social Facebook, Qendra e Studentëve ka thënë se studentët duhet të shkarkohen me inventar dhe t’i kryejnë të gjitha obligimet e tjera në përputhje me rregulloret në fuqi ndaj kësaj të fundit.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë studentët banues në konvikte se shpërngulja nga konviktet do të bëhet më datë 01 korrik 2026, deri në ora 12:00. Studentët duhet të shkarkohen me inventar dhe t’i kryejnë të gjitha obligimet e tjera në përputhje me rregulloret në fuqi në Qendra e Studentëve. Dhomat duhet të dorëzohen të pastra, ashtu siç janë pranuar, si dhe të dorëzohen çelësat përkatës. Për gjësendet e mbetura pas këtij afati, personeli i konvikteve dhe QSP nuk bartin përgjegjësi.
Qendra e Studentëve i’u dëshiron të gjithë studentëve shëndet dhe suksese në studime.