Haradinaj ngushëllon familjet Berisha dhe Dacaj pas humbjes së më të dashurve

Prishtinë | 26 Qer 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjet Berisha në Pejë dhe Dacaj në Irzniq të Deçanit për t’u shprehur ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të Hedije Berishës dhe mësuesit Jashar Dacaj.

Haradinaj bëri të ditur se fillimisht ishte në Pejë, ku vizitoi familjen Berisha dhe ngushëlloi Besnik Berishën për humbjen e nënës së tij.

“Në Pejë, për ngushëllime te familja e nderuar Berisha, pas ndarjes nga jeta të Hedije Berishës. Mikut tonë, Besnikut, i shpreha ngushëllime për humbjen e nënës dhe i dëshirova forcë për tejkalimin e dhimbjes”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më pas vizitoi familjen Dacaj në Irzniq të Deçanit, ku kujtoi me respekt mësuesin Jashar Dacaj, të cilin e cilësoi si profesorin e tij të dikurshëm.

“Po ashtu, në Irzniq të Deçanit, ndamë dhimbjen me familjen Dacaj, pas ndarjes nga jeta të mësuesit Jashar Dacaj, profesorit tim të dikurshëm, i cili tërë jetën u vu në shërbim të edukimit të brezave”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme