Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi mori pjesë në panelin e diskutimit kushtuar memorializimit, të organizuar nga YiHR me mbështetjen e British Council.
Sipas njoftimit nga ky Institut, Hetemi theksoi se memorializimi fillon me dokumentimin e saktë, ruajtjen e dëshmive dhe verifikimin e fakteve.
“IKKL vlerëson se dokumentimi dhe memorializimi i mirëfilltë mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile, mediave, akademisë dhe partnerëve të tjerë.
Vetëm së bashku mund të ndërtojmë kujtesë kolektive të bazuar në fakte, që i shërben së vërtetës, drejtësisë dhe brezave që vijnë”, kanë shkruar ata në facebook.