Ish-banorja e “BBVK”, Juliana Nura, ditë më parë ka konfirmuar shtatzëninë përmes një eventi që e realizoi dedikuar pritjes së ëmbël. Si maniake e fitnesit, ushtrimet nuk po i lë anash as në muajt e fundit të shtatzënisë, shkruan Indeksonline.
Në Instastrory ka postuar një video ku shihet teksa ekspozon linjat si dhe barkun e rrumbullakosur.
Në top formë, Xhuli dukej më sensuale si asnjëherë më parë. Kujtojmë që modelja është në pritje të dy fëmijëve, vajzë dhe djalë përmes metodës IVF.
