Franca kalon me ‘lehtësi’ ndaj Suedisë, Meksika eliminon Ekuadorin

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Franca ka kaluar në raundin tjetër të fazës eliminatore të Kupës së Botës pas fitores bindëse ndaj Suedisë.

“Gjelat” mposhtën Suedinë me rezultat 3-0 me golat e shënuar nga Mbappe (2x) dhe Barcola.

Franca në 1/8 e finales përballet me Paraguajn, kombëtare kjo që shkaktoi befasi duke eliminuar Gjermaninë.

Në anën tjetër rrugëtimi i Ekuadorit u ndal nga Meksika që shënoi fitore prej 2-0.

Të ngjashme