“Trepça” rrit stabilitetin e prodhimit, mbi 3,900 tonë koncentrat u eksportuan brenda 6 muajve

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Miniera me Flotacion në Stan Tërg njoftoi se ka vazhduar aktivitetin e saj prodhues dhe eksportues, duke mbajtur një nivel të qëndrueshëm të prodhimit të koncentratit të plumbit dhe zinkut gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, krahasimi i periudhës gjashtëmujore për vitet 2024–2026 tregon konsolidimin e kapaciteteve prodhuese dhe vazhdimësinë e furnizimit të tregjeve me koncentrate minerare.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, janë prodhuar dhe eksportuar 1,607.30 ton koncentrat plumbi (Pb) dhe 2,306.30 ton koncentrat zinku (Zn).

Nga “Trepça” vlerësojnë se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin për ruajtjen e një prodhimi të qëndrueshëm dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve operative, duke kontribuar në realizimin e objektivave të ndërmarrjes.

Të ngjashme