Prej 24 orësh pa gjurmë, kërkimet për të riun në Liqenin e Batllavës nuk ndalen

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Kërkimet në Liqenin e Batllavës po vazhdojnë ende, pasi dyshohet se një 25-vjeçar është mbytur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, i riu është parë duke hyrë në ujë, por nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Ai kishte qenë duke lundruar me një barkë së bashku me familjen e tij, ndërsa dyshohet se më pas ka vendosur të notojë.

“Kanë kaluar mbi 24 orë nga ngjarja, ndërsa kërkimet po vazhdojnë pa ndërprerje në Liqenin e Batllavës”.

Të ngjashme