Vetaksident në Deçan, një i lënduar

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime trupore sot në Deçan, si pasojë e një vetaksidenti.

Rasti konkretisht ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se i lënduar është dërguar për tretman në spitalin e Pejës.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore, e që i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

Të ngjashme