Pamje nga Liqeni i Batllavës, ku u gjet i pajetë 25-vjeçari Lirim Ruhani

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Sot është gjetur i pajetë në Liqenin e Batllavës trupi i 25-vjeçarit Lirim Ruhani, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë, raporton Ekonomia Online.

Kërkimet për të kishin nisur dje, pasi dyshohej se kishte rënë nga një mjet lundrues teksa po qëndronte në liqen së bashku me familjen.

Pas një operacioni intensiv kërkimi nga ekipet e shpëtimit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar se trupi i pajetë i Ruhanit është lokalizuar dhe nxjerrë nga ujërat e Liqenit të Batllavës.

Të ngjashme