Fermerët e Istogut mbajnë sot protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Prishtinë | 03 Kor 2026 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Fermerët e Istogut kanë paralajmëruar që sot do të nisen me traktorë drejt Prishtinës, për të mbajtur protestë para Ministrisë së Bujqësis, raporton Ekonomia Online.

Sipas burimeve të Ekonomia Online kjo protestë pritet të fillojë në ora 11:00.

Me traktorë dhe makineri të rënda, fermerët do të marshojnë drejt kryeqytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre pas zhvillimeve në fabrikën e përpunimit të qumështit Vita.

Sipas organizatorëve, protesta do të jetë paqësore, ndërsa synon të kërkojë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe adresimin e problemeve me të cilat po përballet sektori i qumështit.

Organizatorët kanë thënë se protestës pritet t’u bashkohen fermerë edhe nga komuna të tjera të Kosovës.

LEXO EDHE:

Të ngjashme