Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Prishtinë | 03 Kor 2026 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Ombudspersonit të Hagës ka publikuar në llogarinë zyrtare në “X” një adresim të Avokatit të Popullit në Dhomat e Specializaura të Kosovës, Pietro Spera.

Ai ka treguar për detyrën e tij që ka për të mbikëqyrur kushtet në të cilat mbahen të paraburgosurit dhe për t’u kujdesur që aty respektohen standardet ndërkombëtare.

“Në kuadër të inspektimeve iu ofroj takime të paraburgosurve, në mënyrë privat e konfidenciale. Disa prej tyre më kanë takuar, disa jo”, ka thënë ai.

“Javën e fundit kam bërë inspektimin e 11-të dhe jam i kënaqur që kushtet e paraburgimit përmbushin standardet më të larta”, ka shtuar Spera.

Të ngjashme