Rasti i qumështores “Vita”, Vetëvendosje publikon një deklaratë të Kurtit për sigurinë ushqimore

Prishtinë | 03 Kor 2026 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka ndarë një deklaratë të kreut të saj, Albin Kurti pas rastit të qumështores “Vita”, e cila u mbyll përkohësisht nga kompania pasi inspektorë të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kryen kontrolle gjatë ditës së djeshme.

“Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më pak, mundësisht aspak analiza pacientësh në spitale është e nevojshme të kemi sa më shumë, gjithnjë e më shumë analiza ushqimesh që na servohen”, thotë Kurti ndër të tjera në deklaratën e ndarë nga Vetëvendosje.

Të ngjashme