Hamza uron 250-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së: Aleancë dhe mirënjohje e përhershme

Prishtinë | 04 Kor 2026 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai u shpreh se miqësia me ShBA-në është pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe dëshmi se siç u shpreh, vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit krijojnë lidhje të forta e bashkëpunim të qëndrueshëm.

“Aleancë e përjetshme. Mirënjohje e përhershme për aleatin tonë më të madh, simbolin e lirisë në mbarë botën. Gëzuar 4 Korrikun stafit diplomatik, popullit amerikan dhe institucioneve të ShBA-së”, shkroi Hamza.

Të ngjashme