Katër zjarrfikës të lënduar gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në Selanik

Prishtinë | 05 Kor 2026 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Zjarri i madh që shpërtheu të shtunën mbrëma në zonën e Oreokastros, pranë Selanikut, është vënë nën kontroll dhe nuk ka më fronte aktive.

Autoritetet greke bëjnë të ditur se ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura, kryesisht në dy fabrika të përfshira nga flakët – një fabrikë tekstili dhe një fabrikë riciklimi, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sië shkruan abcnewsal, në operacion janë angazhuar rreth 160 zjarrfikës me 52 automjete, si dhe mjete ajrore, ndërsa katër zjarrfikës janë dërguar për trajtim në spital.

Megjithëse situata është stabilizuar, një re e madhe tymi i zi vazhdon të mbulojë pjesë të Selanikut dhe të jetë e dukshme nga kilometra larg, ndërsa në disa zona është ndjerë edhe era e plastikës së djegur.

Të ngjashme