Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme

Prishtinë | 06 Kor 2026 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dashur të komentojë nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

E pyetur për zhvillimet e fundit brenda LDK-së, Osmani tha se tashmë e ka shprehur qëndrimin e saj për këto çështje dhe nuk ka asgjë për të shtuar.

“Jam deklaruar për këto tema më herët dhe i qëndroj prapa atyre deklarimeve. Të njëjtat vlejnë edhe tani”, tha Osmani.

Të ngjashme